biblioteka e mendimit shqipetar banner header

Historiku


Botimi dhe rivlerësimi i mendimit shqiptar të traditës ka krijuar një dinamikë zhvillimi në kulturën tonë kombëtare që duhet t’i pergjigjet sa më mirë njohjes kapilare te kësaj literature, e cila më së shumti ishte ndaluar, censuruar dhe përgojuar në mënyrë krejtësisht armiqësore nga sistemi komunist për mbi 50 vjet me rradhë. Por krahas botimit dhe promovimit të tij që po vazhdon të bëhet në formatin klasik, teknologjia e re dixhitale po na jep mundësi më të shpejta për prezantimin dhe përvetësimin e kësaj pasurie kombëtare nga ana e shumicës së lexuesit shqiptar, sidomos të ri.Ishte kjo ide ajo që udhëhoqi ndërtimin e këtij Web-i me titull:"Biblioteka Virtuale e Mendimit Shqiptar (BVMSH)" qe nga kohërat e lashta dhe deri në ditët e sotme.Ky projekt i veçantë ka për synim kryesor krijimin e nje faqeje dinamike, multimediale dhe virtuale, e cila do të ketë për përmbajtje (content) veprën e përzgjedhur te mendimtarëve shqiptarë më të spikatur në historinë e kombit tonë, tekstet më përfaqësuese te revistave dhe gazetave më të njohura të historisë së shtypit tonë te paraluftës, në të cilat u lëvrua ky mendim dhe mjaft degë te kultures dhe trashëgimnise sonë kulturore. Ai ka si elementë kryesorë të menusë së vet një biblioteke autorësh dhe periudhash kohore historike. Ndarja dhe strukturimi i këtij mendimi nëpër periudha të tilla si lashtësia, mesjeta, humanizmi i klerikëve te Veriut të shek.XVII, Rilindja kombëtare, vitet 30 të shekullit të kaluar dhe mendimi i sotëm, tashmë i mundësuar edhe në formë digjitale, i bërë për herë të parë në postkomunizëm, e thjeshtëson shumë jo vetëm njohjen, por edhe komunikimin e publikut me këtë thesar, duke na dhënë njëherësh një pashaportë të vlertë digjitale të mendimit dhe kulturës, të përdorshme në çdo nivel, politik, diplomatik, kulturor e arsimor.

Ndriçim Kulla

Drejtues i projektit