biblioteka e mendimit shqipetar banner header

SHTJEFEN GJECOVI

SHTJEFEN GJECOVI (1874-1929) At Shtjefni lindi në Janjevë të Kosovës më 12 Korrik 1874 dhe mësimet fi llore i kreu në vendlindjen e vet. Më 1888 Gjecovi shkoi në Bosnjë ku morri udhën e meshtaris në Urdhrin franceskan. Në vitin 1896 u kthye në Shqipni dhe sherbeu si famullitar në Pejë, në Laç te Kurbinit, në Vlorë e në Gomsiqe. Kërkoi gjithë jetën me dorë të kujdesshme visaret e paçmueshme të nëntokës së vjetër shqiptare dhe shkroi nëpër të përkohshmet shkodrane të atyre viteve, shumë artikuj me një vlerë të rrallë mbi zakonet dhe mbi mbetjet arkeologjike të historisë shqiptare. Në këtë fushë është për t’u theksuar në një mënyrë të posacme radha e studimit me titull “Trashigime thrako-ilirjane”, të botuar nga një dorëshkrim i tij, shumë më vonë në revistyën “Hylli i Dritës”. Gjeçovi botoi në Shkodër në vitin 1910 vëllimin e bukur me titull “Agimi i Gjytetnis” kushtuar At Fishtes, në fl etët e të cilit fryn gjithkund një erë e pastër ndjesish të fl akta atdhetare. Por mbi të gjitha veprat e Gjecovit lartohet dhe mbetet përmendore e pavdekshme “Kanuni i Leke Dukagjinit”, i botuar pjesë-pjesë më parë në “Hylli i Drites” dhe mbas vdekjes së tij, ne nji vellim madheshtuer (1933) e me nji parathënje të gjatë e të peshuar mirë të Fishtës mbi rëndësinë e folklorit kombtar, të ligjeve dokësore dhe sidomos mbi vleften juridike të Kanunit. U vra trathtisht prej sërbëve ndërsa kthehej ne Zymb, ku vepronte si famullitar dhe si mësues i gjuhës shqipe, sepse tek ai ata shihnin një ndër më të rrezikshmit përhapës të idesë së bashkimit të Kosovës me Shqipërinë.