biblioteka e mendimit shqipetar banner header

STAVRO SKËNDI

STAVRO SKËNDI (1905-1989) Lindi në qytetin e Korçës më 1905. Në shkollën e mirënjohur “Robert College” të Stambollit u diplomua në matematikë. Më pas ndoqi studimet e larta në Zvicër e Gjermani në Fakultetin e Studimeve Ndërkombëtare. Prej vitit 1930 dha lëndët e matermatikës në Shkollën Tregtare të Vlorës, Normalen e Elbasanit dhe në Liceun e Korçës. Me indinjatë të thellë priti pushtimin fashist më 1939. Pas disa internimeve në Berat, Peqin e Gramsh, vuajti dy vjet në ishullin Ventotene (Itali). Mbas kthimit në atdhe (1941) çeli një library – kartoleri në Korçë e cila u kthye në vendtakimi për intelektualët nacionalistë. Në prag të një internimi tjetër më 1943 u largua për në Bullgari, Turqi e më pas në SHBA.. Vepra më e njohur, njëkohësisht edhe më madhorja e S. Skëndit mbetet padyshim “Zgjimi Kombëtar Shqiptar 1878-1912” (“The Albanian National Aëakeing 1878-1912”), botuar më 1967 në SHBA dhe 2000 në Tiranë, frut i kërkimeve shumëvjeçare në arkivat e bibliotekat më të njohura të Evropës dhe SHBA. Është vepër ku spikat thellë karakteri objektiv e analitik, fare ndryshe nga historiografi a politike lindore. “Albanian political thought and revolutionary activity 1881-1912” (“Mendimi politik e veprimtaria kryengritëse shqiptare 1881-1912”), Mynih 1954; “Albania and the sino – soviet confl ict” ( “Shqipëria dhe konfl ikti kino-sovjetik”) 1962; “Kaçiç’s Razgovor and Fishta’s Lahut e Malcis” (“Bisedime e Kaçiçit dhe Lahuta e Malcis e Fishtës”) etj. janë disa prej veprave kryesore politematike të këtij studiuesi e mendimtari të madh shqiptar. Jo më kot Instituti i Gugenheimit i dha titullin “Grand”. Vdiq në gusht të vitit 1989 për t’iu rikthyer vetëm një pjesë e veprës së tij në atdhe.