biblioteka e mendimit shqipetar banner header

TAJAR ZAVALANI

TAJAR ZAVALANI (1903 -1966) Tajar Zavalani është një përsonalitet me peshë në kulturën dhe gazetarinë shqiptare. Ai ka patur një aktitivet të dendur në shtypin e viteve 30- të, nga ku në mënyrë të ndryshme është ndjerë kontributi i tij në modernitetin e gazetareve Shqiptare. Ai është përkthyes i romanit “Nëna” të Gorkit “Ana Karenina” dhe “Sonata e Krojzerit “ të Tolstoit, tregimin “Njeriu me kllef” dhe “Novela të zgjedhura” të Çehovit , “Fajdexhiu Gobsek “ të Balzakut, romanit “Tartarini i Taraskonit” të A. Dode, romanit “Ishulli i thesarit” të Stivensonit , “Zonja me kamelie “ të A. Dumas (i biri ) etj. Tajar Zavalani lindi në 1903 në qytetin e Manastirit. Si bir i Dangëllisë së Përmetit, familja e tyre e vendosur në Manastir ishte nje familje me tradita patriotike . Më 1922 ai vjen në Tiranë ku disa vjet më vonë punon si zyrtar i lartë në Ministrinë e Jashtme. Në vitin 1925 shkon për studime te larta për ekonomi politike në Rusi, ku duke njohur nga brenda situatën ruse, kthehet prej andej një antikomunist i vendosur. Rreth vitit 1930 shkon në Zvicër ku qëndon tre vjet dhe në vitin 1933 kthehet në Shqipëri nga ku punon si gazetar dhe përkthyes. Në kohën e pushtimit fashist të Shqipërisë Zavalani emigroi në Angli dhe fi lloi punë si gazetar në emisionet e Rdio –Londrës. Plot 16 vjet ai punoi si drejtues i seksionit të gjuhës shqipe në B.B.C. Nga valët e kësaj radioje ai bëri të njohur Luftën antifashiste të Shqipërisë dhe përcolli me vështirësi çdo vendim që u morr nga fuqitë e mëdha për këtë luftë. Antikomunist i vendosur për 26 vjet me radhë komentoi rrezikun e asaj që ndodhte në Shqipëri nga regjimi diktatorial. Ai vdiq në 19 gusht 1966 në Londër në moshën 63 vjeçare. Ka lënë një arkiv të pasur me vepra të pa botuara në gjendje dorëshkrimesh. Nga veprat e tij më të rëndësishme që janë botuar janë “Sa e fortë është Rusia” shkruar në anglisht, metoda “Historia e Shqiprisë” një libër historik me dy vëllime, botuar më parë në Londër pastaj në Shqipëri, dhe “Misioni i Shekullit XX”, një përmbledhje e mendimit të tij publicistik të viteve 30 botuar në Tiranë, pas vendosjes së pluralizmit.