VANGJEL KOÇA
VANGJEL KOÇA (1900-1943) Lindi në Gjirokastër më 1900. Mbasi kreu arsimin e mesëm në gjimnazin e njohur “Zosimea” të Janinës, u diplomua për jurisprudence në Itali. Që në moshë të re u mor me gazetari, fi llimisht në gazetën “Drita” e më pas “Demkratia” të Gjirokastrës. Në këtë të fundit mbajti disa vjet radhazi rubrikën “Lëvizje mendore” Si bashkëthemelues i lëvizjes ideologjike të neoshqiptarizmës, drejtoi fl etorren “Neo-shqiptarizma”, gazette vërtetë jetëshkurtër, por me jehonë deri në ditët tona. Revista “Përpjekja shqiptare” ka në themel edhe mendimin sociofi lozofi k të V.Koçës. Në shërbim të lëvizjes mendore shqiptare përktheu “Dialogjet” e Lukain-it, “Manualin” e Epiktet-it, í”Fjalimin e Metodës” të Descartes-it. Vdiq aksidentalisht në gusht 1943. Në vitin 1998 është botuar prej tij një përmbledhje publicistikash me titull “Në udhën e shqiptarizmës”.