biblioteka e mendimit shqipetar banner header

VASO PASHA

VASO PASHA (1825 – 1892) P.V. hyri që herët në lëvizjen patriotike, por veprimtari të dendur për çështjen kombëtare zhvilloi në vitet 70, kur bashkë me K.Kristoforidhin, u përpoq për krijimin e një shoqërie për përhapjen e shkrimit shqip dhe ngjalljen e ndërgjegjjes kombëtare. Në vitet 1878-1882 krahas A.Frashërit u shqua si një nga fi gurat kryesore të Komitetit të Stambollit për mbrojtjen e Shqipërisë. Botoi “Skicë historike mbi Malin e Zi sipas traditave të Shqipërisë” (“Esquisse historique sue le Montênêgro d’aprés les traditions de l’Albanie”, Constantinopole, 1872), ku përshkroi pashallëkun e Shkodrës nën Bushatasit, “E vërteta mbi Shqipërinë dhe shqiptarët” (“La vêritè sur l’Albanie et les Albanais”, Paris 1879), në të cilën, krahas të dhënave historike mbi popullin shqiptar dhe qëllimet e luftës së tij, kritikoi administratën burokratike osmane dhe paraqiti kërkesat e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. P.V. shkroi një varg veprash të cilat i shërbenin zgjidhjes së çështjes së shkrimit dhe mësimit të shqipes; “Alfabeti latin i zbatuar në gjuhën shqipe” (“L’alphabet latin appliqué á la langue albanaise”, Constanntinopole 1878, “Gramatika shqipe për t’u përdorur nga ata që dëshirojnë ta nxënë këtë gjuhë pa ndihmën e një mësuesi” (“Grammaire albanaise á l’usage de ceux qui désirent apprendre cette langue sans l’aide d’un maitre”, London 1887).