biblioteka e mendimit shqipetar banner header

VISARION XHUVANI

VISARION XHUVANI (1887-1965) Fortlumturia e tij ka lindur më 1 Maj 1887 në qytetin e Elbasanit. Në formimin e karakterin e djaloshit rol të veçantë luajti ambjenti patriotic i familjes ku librat e Kristoforidhit qëndronin gjithmonë të hapura. V.XH. u formua si teolog në shkollat më të mira teologjike të Athinës. Në vitin 1918 mbrojti gradën “doktor” në teologji dhe si vlerësim për aftësitë e mëdha u dërgua si arqimandrit në famullinë mbretërore greke të Sofjes. Mirëpo dëshira e tij më e madhe ishte të kthehej në Shqipëri. Nisi të meshojë shqip edhe në Bullgari e Rumani, dhe nga mesi i vitit 1919 kthehet përfundimisht në atdhe, ku fi llon të udhëtojë në cdo vend ku ka orodoksë për të përgatitur tubimin e madh të 12 shtatorit 1922 që shpalli Autoqefalinë e Kishës Ortodokse Shqiptare. Që nga kjo kohë e deri më 1937 kur kjo Autoqefali u sigurua ligjërisht me dorësimin e Tomusit, ishin vitet e luftës dhe përpkjekjes së tij të madhe për ta shndërruar kishën shqiptare një vendqë siç thoshte ai “jo vetëm për t’iu lutur Zotit, por edhe si një vend ku ungjilli në gjuhën e tij tregon se si duhet të punojmë për kombin”. Ky ishte thelbi i qarkores së famshme të vitit 1925, që përbën jo vetëm platformën kanonike, por edhe politiko-fetare që përcaktoi rrugën nëpër të cilën duhet të ecte që sot e tutje kisha e re ortodokse shqiptare. Me një nivel më të lartë e më të argumentuar, ku gërshetohen idetë filozofi ke me ato patriotike, ai shfaqet në dy librat e famshëm të vitit 1926 kundra ndërhyrjeve greke në këtë rrugëtim, me titull “Çashthe politikoreligjioze, Konstandinopojë-Tiranë” dhe “Kujtim vepre dhe intrige”. Qëndroi nga maji 1919 deri në 1936 në krye të Kishës ortodokse, për t’u dënuar me 15 vjet burg nga komunistët më 1945.Vdes vetëm pak vjet pas doli nga burgu më 1962.