biblioteka e mendimit shqipetar banner header

XHUZEPE KRISPI

XHUZEPE KRISPI (1781-1859) I njohur në komunitetin arbëresh të Italisë me emrin Zef Krispi, lindi në vitin 1781, në një fshat arbëresh të Sicilisë dhe në një familje të njohur intelektualësh, nga e cila doli dhe Françesko Krispi, ish-kryeministër i Italisë, xhaxhai i të cilit ishte Xhuzepeja. Familja Krispi kishte emigruar në Itali qysh në vitin 1467. Ka botuar disa studime e libra si: “Memorie storiche di talune costumanze appartenenti alle colonie greco-albanesi di Sicilia” - “Kujtime historike mbi disa zakone të kolonive greko-shqiptare të Sicilisë”, Palermo 1853. Por punimi i tij më i shquar në fushën e gjuhësisë dhe albanologjisë është, pa dyshim, “Memoria sulla lingua albanese”, i cili u botua në Palermo më 1831 dhe të cilin po e sjellim në shqip nën titullin “Shqipja - nëna e gjuhëve”. Përmes këtij libri, ai përpiqet të japë një prove më shumë për prejardhjen pellazgjike të popullit shqiptar, këtë herë duke u mbështetur jo te arkeologjia, por te gjuha, duke krahasuar fjalë të lashta të shqipes me hebraishten, greqishten e vjetër, maqedonishten e vjetër dhe etruskishten.