FILIP FISHTA
FILIP FISHTA (1904-1973) Doktor i shkencave fi lologjik dhe profesor në universitetin e Sorbone-s në Francë. Mësimet e para i mori në vendlindje, ndërsa të lartat i përfundoi në Beograd, për gjuhësi. Ka qenë doktor i shkencave fi lologjike dhe profesor në universitetin e Sorbone-s në Francë. Mik i Prof. Gaspër Ugashit, Karl Gurakuqit, Ernest Koliqit e në veçanti mik i etënve Justin Rrota, Donat Kurti dhe Bernardin Palaj. “E thrret Atdheu”, si shumë atdhetarë të tjerë që mbasi mbarojnë studimet jashtë vijnë për të dhënë ndihmesën e tyre modeste në Shqipërinë e porsa rilindur. Në vitin 1933 emërohet në Elbasan, ndërsa në vitin 1934-1935 vjen në Shkodër dhe në 1938 është në Tiranë, në Institutin “Nana Mbretneshë”, ku vazhdon duke punuar deri në mars të vitit 1944. Në mars, emërohet në bibliotekën e Institutit të Studimeve Shqiptare, deri në fi llim të vitit 1945. Me datën 19 janar 1945 arrestohët nga komunistët, i akuzuar si kriminel lufte dhe armik i popullit shqiptar. Cilësohet prej tyre si njeri që ka ndihmuar për ardhjen e fashizmit italian dhe, se, me artikujt e tij ka shpërndarë idetë fashiste anë e kënd vendit. Me datën 11 qershor 1945, Trupi Gjykues e dënon me 30 vjet burg me heqje lirie dhe konfi skim “pasurie”. Prof. Filip Fishta ka shkruar tek: “Tomori i vogël”, “Hylli i Dritës”, “Shkëndija”, “Shkolla Kombëtare”, “Balli i Rinisë”, “Drini” dhe “Fashizmi”. “Faji” i profesorit ishte se ai qysh i ri rreshtohej me Justin Rrotën, Eqerem Çabejin, Aleksandër Xhuvanin etj. ndonëse vepra e Prof. Filip Fishtës u zhduk menjëherë mbasi vdiq. Ende dhe sot punimet e tija “prehën në paqë të pafund”, mbasi nuk i dihet as “varri”.