biblioteka e mendimit shqipetar banner header

ËNGJËLL MASHI

ËNGJËLL MASHI (1758-1821) Ishte një studiues dhe jurist mjaft i njohur arbëresh. Vepra e tij e parë, e botuar në rini më 1792, ishte një traktat mbi sistemin ligjor dhe privilegjet që zotëronin baronët në mbretërinë e Napolit. Traktati ishte një polemikë e hapur ndaj vendosjes së kontrollit baronial ndaj Kolegjit arbëresh të Shën Dhimitër Korones. Por vepra e tij më e njohur është ajo e vitit 1807 me titull “Sprovë mbi origjinën, zakonet dhe gjëndjen aktuale të kombit shqiptar” të botuar në një gazetë të Napolit. Kjo vepër ndikoi mjaft studiuesin e njohur të kohës Konrad Malte-Brun, i cili e botoi në njërin nga vëllimet e veta mbi “Gjeografi në universale” në vitet 1820. Më pas, sprova e Malte-Brunit ndikoi fortësisht mbi Xhusepe Krispin, për të shkruar monografi në e parë mbi gjuhën shqipe. Duke përdorur kryesisht autorët klasikë, Mashi i grupoi gjuhët ilriane, maqedonase dhe epirote në ntë njejtën familje gjuhësh, por pa e emëruar dhe identifi kuar këtë familje.