Moikom Zeqo
U lind më 3 qershor 1949 në qytetin e Durrësit në një familje me prejardhje nga Libohova, familja i vunë emrin Molotov. Arsimin fillor dhe atë të mesëm e kreu në qytetin e Durrës . Më 1967 nisi të ndiqte Fakultetin Histori Filologji, duke u diplomuar në Fakulteti i Filologjisë dhe Gjuhës Shqipe më 1971 në degën Gjuhë-Letërsi. Në vitet 1971-1974 punoi si gazetar dhe redaktor letrar i gazetës “Drita”. Më 1974-76 punoi si mësues në Rrogozhinë. Më pas, në vitet 1979-1987 qe punonjës shkencor pranë Muzeut Arkeologjik të Durrësit. Më 1987-1990 punoi si specialist në sektorin e artit antik në Akademinë e Shkencave në Tiranë. Në qershor të 1991 qe pjesë e grupit organizator të Kongresit të 10-të të Partisë së Punës. Më 31 janar-10 maj 1991 u emërua kryetar i Komitetit të Kulturës dhe po atë vit iu dha portofoli i ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Më 1991 dhe 1992 kandidat për deputet, kur dhe u zgjodh dhe shërbeu deri më 1996 si deputet i PS-së. Më 1997-2005 ka qenë drejtor i Muzeut Kombëtar.[ Është Doktor i Shkencave dhe mban Urdhërin e Lartë “Mjeshtër i Madh”. Ne oret e para te 15 qershorit 2020 ndërroi jetë në moshën 71 vjecare pas nje lufte disa vjecare me leucemi kronike.