biblioteka e mendimit shqipetar banner header

Uran Kalakulla

Uran Kalakulla lindi me 1929 ne Tirane dhe u rrit aty ne gjirin e nje familjeje intelektuale. Pas mbarimit te fakultetit gjuhe-letersi ne Universitetin e Tiranes, punoi si arsimtar ne disa rrethe te vendit deri me 1961 kur u arrestua dhe u denua fillimisht me vdekje e me pas me 25 vite burgim per krijimin e nje grupi nismetar per formimin e nje partie klandestine me prirje social demokrate europiane. Pas 21 vitesh burgim, kryesisht ne burgun e Burrelit, u lirua me 1982 per t'u internuar familiarisht nje vit me vone ne zonen e Kryevidhit (Kavaje) prej ku u lirua ne fund te vitit 1988. Qe nga viti 1991 mori pjese aktive ne formimin e Shoqates se te Denuarve e te Perndjekurve Politike dhe ne veprimtari te tjera politike ne mb-eshtetje te vendosjes dhe konsolidimit te Demokracise ne vend. Gjate viteve 90 botoi ne shtypin periodik shume shkrime me karakter politik, social e kulturor. Nder veprat e tij letrare te botuara deri me sot rrjeshtohen vellimi poetik Vargje ne Pranga, eseja politike Shqiptarizmi dhe prirja e tij europeiste, monografia Arshi Pipa, njeriu, jeta dhe vepra, si dhe libri autobiografik Njezet e nje vjet burg komunist i dale nga shtypi ne kohen kur autori nderroi jete ne maj te vitit 2001.