Josif Papagjoni
Emri: Josif Mbiemri: Papagjoni Ditëlindfja: 16.02.1950 Vendlindja: Sarandë Vendbanimi: Tiranë Kombësia: Shqiptare Gjendja civile: I martuar , me dy fëmijë. ARSIMIMI 1963-1967: Shkolla e mesme “Hasan Tahsini”, Sarandë. 1968-1972: Instituti i Lartë i Arteve, Dega Dramatike. Specialiteti, Aktor. KUALIFIKIME 1987 Fitoj gradën Shkencore “Kandidat i Shkencave” me temë disertacioni “Veçori të lojës së aktorëve” 1994 Kjo gradë konvertohet në “Doktor i Shkencave”, me monografinë “Dukuri, prirje, individualitete” 1994 Fitoj titullin shkencor “Assistent Profesor” 1999 Fitoj titullin shkencor “Drejtues Kerkimesh”, i barazvlershem dhe i konvertuar ne “Profesor” 2. PUNËSIME DHE SPECIALIZIME 1968-1972: Student ne Institutin e Larte te Arteve 1972-1973: Pedagog në Institutin e Lartë të Arteve, Dega Dramatike, viti I-II dhe Dega e Kulturës, viti III. Lënda: Historia e Teatrit Botëror. 1974-1975 Drejtor i Pallatit të Kulturës Fush-Arrëz 1975-1976 Drejtor i Shtëpisë së Kulturës Pukë, më pas Drejtor i Drejtorisë Kulturore të rrethit Pukë. 1976-1984 Regjisor dhe drejtor i Shtëpisë së Kulturës Sarandë 1984-1987 Shef i Kulturës në Kom. Ekz. Rrethit Sarandë 1987-1999 Punonjës shkencor në Qendrën e Studimeve të Artit të Akademisë së Shkencave 1999-2008 Drejtor i Qendrës së Studimeve të Artit në Akademinë e Shkencave. 1999-2008: Anëtar i Ansamblesë së Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. 2008-2019: Pergjegjes i Departamentit te Artit në Institutin e Antropologjisë Kulturore dhe Studimeve të Artit pranë Institutit të Studimeve Albanologjike. 2012-2021: Drejtor i Shkollës Doktorale të Historisë së Arteve pranë QSA. 2017-2019: Anetar i Senatit te Akademise se Studimeve Albanologjike 3. KOMPETENCAT PROFESIONALE -Fusha e studimeve të mia kanë qenë dramaturgjia, teatri, kinematografia, letërsia, kultura etj. -Fusha e ngushtë: Dramaturgjia-Teatri. -Kam marrë pjesë me kumtesa, referime a diskutime në veprimtari shkencore si kongrese, sesione, konferenca, aktive, seminare, tavolina të rrumbullakta etj. -Jap leksione për lëndët: HISTORIA E TEATRIT SHQIPTAR DHE HISTORIA E TEATRIT BOTËROR, viti i pare, i dytë, i tretë me studentët e Akademisë së Arteve, Fakulteti i Artit Skenik, Tiranë, Shqipëri; Jap ligjërata për lëndët DRAMATOLOGJI, ESTETIKE si dhe HISTORIA E TEATRIT SHQIPTAR në Universitetin e Prishtinës Kosovë, Fakulteti i Arteve, Dega aktrim-dramaturgji-regji; Jap ligjërata për lëndë, TEATRI, Universiteti “Fan Noli”, Korçë. -Kam dhënë leksione për lëndët: DRAMATOLOGJI – letërsi e krahasuar (Fakulteti i Filologjisë, dega Letersi, cikli “Master”, 2009-2012) HISTORIA E DRAMATURGJISË BASHKËKOHORE BOTËRORE (Fakulteti i Filologjisë, dega Gjuhët e Huaja, cikli “Master”). -Kam udhëhequr 25 disertantë për mbrojtjen e gradës shkencore “Doktor i shkencave”. Udhëheq aktualisht 9 disertantë për gradën “Doktor i shkencave” -Kam udhëhequr shumë teza te mbrojtes se “Masterit” në Universitetin e Arteve Tiranë, Fakultetin e Arteve, Universiteti i Prishtinës, Kosovë, Fakultetin Gjuhë-Letersi Tiranë, diploma të studentëve etj. -Nga vitit 2009-2019 kryeredaktor i revistes shkencore Studime mbi Artin, organ i IAKSA ne Akademine e Studimeve Albanologjike. Përgjegjës i redaksisë së kultutës dhe arteve në Fjalori Enciklopedik Shqiptar (FESH), botim i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. -Hartues dhe drejtues i projektit kombëtar “Enciklopedia e Artit Shqiptar” e Akademisë së Shkencave te Shqipërisë dhe e Akademisë së Studimeve Albanologjike, me dy vëllime, botim i vitit 2021. 4. VEPRIMTARIA BOTUESE Gjithsej 31 libra te botuar, nga këto: a) Libra studimore të botuar Vetjaket: 1.“Teatri dhe aktori”, libër me shënime kritike, 202 faqe. 2.“Kumti që vjen nga trashëgimia teatrore”, monografi, 264 faqe.(Akademia e Shkencave) 3.“Aktorët”, monografi, 220 faqe. (SHBLU), 4. “Kadri Roshi - njeriu që preku lavdinë”, (Toena) monografi, 256 faqe. 5. “Idividualitete”, 267 faqe. (Akademia e Shkencave), 6. “Regjisorët” 380 faqe (Akademia e Shkencave) 7.“Gjurmë në skenë”, 140 faqe. 8.“Poetikë regjisoriale” 265 faqe (Akademia e Shkencave) 9. “Biseda per Artin” - 304 faqe OMSKA 10. “Dialog me teatrin botëror” - 378 faqe. Akademia e Shkencave 11. “Teatri Kombëtar” - 366 faqe, Akademia e Shkencave 12. “Moikom Zeqo – Who is Who”, - 206 faqe 13. “Enciklopedia e teatrit dhe kinematografise shqiptare”, Toena (560 faqe, germe 10). 14. “Teatri i Shkodrës”, “Gjergj Fishta”, f. 120. 15. “Historia e teatrit shqiptar”, Qendra e Studimeve Albanologjike, 2011. 16. “Aktrimi”, –“Erik” botime, 108 faqe, 2011. 17. “Teatri dhe dramaturgjia shqiptare”, SHBLU, 2012. 18. “Grishje për/nga letërsia”, 610 faqe, Toena, 2013. 19. Të qeshësh? Me cilin, për çfarë, përse? Qendra e Studimeve Albanologjike, 2015. 20. Imazhi, Qenesia, Historia – Filmi Artistik Shqiptar, Qendra e Studimeve Albanologjike, 2017. 21. Teatri, viti 11 22. Fjala, loja, imazhi – vramendje per artin shqiptar, UET, 2020. 23. Gezim Kame – te vertetat e mia per jeten dhe artin, UET, 2020. 24. Enciklopedia e artit Shqiptar, Akademia e Shkencave, 2021. -Kam Botuar librat: “Drama dhe komedi”, 2009, me 7 drama e komedi: “Ëndërr apo zhgjendërr”, “Gjerdani i vrasjes”, “Lermëni të lind”, “Memesia”, “Hija e dheut”, “Dhunues dhe te dhunuar”, “Kaq ti, kaq une”; 4 prej tyre janë vëne në skenë në teatro të ndryshme. Libri me tregime: Kur hëna digjej lart, Toena 2017, 624 faqe. Romani Hije në shtratin e mortit, Toena, 2021. - Kam shkruar mjaft pjesë dhe materiale për estradë, spektakle: skeçe, komedi me një akt të cilat janë vënë në skenë apo botuar në buletinin Estrada etj. Dorëshkrim , romani Vjega e gjakut. Me bashkëautor: “Historia e Artit” (Bashkëautor) SHB. Librit Shkollor “Artet” (bashkeautor, tekst per shkollat e mesme) –“Erik” botime (108 faqe pjesa e punuar nga une “Teatri dhe kinematografia) etj. Historia e Shqipërisë, vëll. 1 dhe 4, Akademia e Shkencave e Shqiperise. Kosova, botim special i ASHSH b) Artikuj, shkrime në revista, në libra, buletine, ese, recensione etj. - Kam shkruar dhe botuar mbi 1500 shkrime: recensione, artikuj, shënime kritike, ese në gazeta të tilla si Drita, Bashkimi, Ylli, Zeri i Rinise, Shekulli, Koha jone, Shqip, Gazeta shqiptare, suplemeti Milosao, Shqiptarja.com, Standart, Albania, Ballkan, Metropol, Tirana observer, Koha jonë, Tema, Telegraf etj. Kam kumtuar në biseda dhe intervista në medie elektronike dhe të shkruar, vijimisht nga viti 1969 e deri sot. - Kam botuar mbi 50 artikuj shkencorë në revistat Skena dhe ekrani, Nëntori, Teatër, Studime filologjike, Ars Poetika, Dardania Sacra, Mer-Light, Sythi, Theatri, Loja, Perla, Exluzive, Art, Pajtimi, Monitorimi shqiptar i medias, Studi Albanica etj.; gjithashtu në revistën Studime për artin, 12 artikuj të gjatë shkencor në 12 numërat e saj; c) Shkrime/artikuj/kumtesa në gjuhë të huaj: - Kam marrë pjesë me kumtesa, referime a diskutime në veprimtari shkencore si kongrese, sesione, konferenca, aktive, seminare, tavolina të rrumbullakta etj. në Lituani, Itali, Sllovaki, Francë, Austri, Gjermani, Hungari, Sllovaki, Egjypt, Greqi, Bullgari, Kosovë, Maqedoni. - Artikuj shkencor janë botuar në disa revista mbi artin si në Lituani, Itali, Sllovaki, Francë, Gjermani, Egjypt, Greqi, Kosovë si dhe tek “Studio Albanica”. - Kam qenë i ftuar në disa takime e festivale teatri si Itali, Greqi, Egjipt, Gjermani, Francë, Maqedoni, Kosovë. Punë të tjera 1981-1987 Kryetar i Degës së Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të rrethit të Sarandës. 1981-1992 Anëtar i Komitetit Drejtues të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë 1994 e vijim: Anëtar i ITI (THE INTERNATIONAL THETARE INSTITUT –UNESKO, Paris) 1999 e ne vijim - Kryeredaktor i revistës “Studime për artin” 2005-2008 Kryetar i Këshillit Shkencor të QSA. 1996-2009 Përgjegjës i redaksisë së Kulturës dhe Artit në Fjalorin Enciklopedik Shqiptar. 2000 e vijim: Anëtar i International Assocation Theatre critics, me qendër ne Quetremont, Quebec Kanada 2000 e vijim: anëtar i International Federation of Theatre Research, me qendër në Londër dhe sekretariatin e përgjithshëm në Paris. 1996 e vijim:Anëtar i WPBC (World-Wide Performance Broadcast Consortium – New York, U.S.A.) 1999 e vijim: Anëtar i IVO (INTERNATIONAL ORGANIZATION OF FOLK ART, Johannesstrasse, Austria, nën kujdesin e UNESKOS) 1998-2004: Anëtar i Këshillit artistik të Teatrit Kombëtar. 2003-2009: Drejtues i projektit Enciklopedia e Artit Shqiptar (Akademia e Shkencave e Shqiperise & Akademia e Shkencave te Kosoves. Gjuhë të huaja: Anglisht (të lexuar, të folur, të shkruar - me dokument) Italisht (të lexuar, të folur, të shkruar - me dokument) Rusisht (të lexuar, të shkruar, pak të folur- me dokument) Greqisht (komunikim i rëndomtë) 5. VEPRIMTARIA SHKENCORE -Kam marrë pjesë me kumtesa, referime a diskutime në veprimtari shkencore si kongrese, sesione, konferenca, aktive, seminare, tavolina të rrumbullakta etj. të organizuara nga Akademia e Shkencave, Qendra e Studimeve të Artit, Fakulteti i Gjuhë-Letërsisë Tiranë, Akademia e Arteve Tiranë, Falkulteti i Arteve Prishtinë, Universiteti Tetovë etj. -Kam drejtuar tavolinat e rrumbullakta dhe sesionet që janë zhvilluar në kuadrin e festivaleve teatrone në Shqipëri (Korçë, Elbasan, Fier, Butrint, Vlorë, Tiranë), në Kosovë (Prishtinë, Gjilan, Suhareke, Podujevë), Maqedoni (Dibër, Shkup) etj. 6. PJESEMARJE NE VEPRIMTARI SHKENCORE NDERKOMBËTARE -Kam botuar artikullin shkencor Albanian Theatre, 24 faqe, në The encyclopedia of the ëorld contemporary theatre, Rotlege, 1996, vol. I. -Kam marrë pjesë me kumtesa, referime a diskutime në veprimtari shkencore si kongrese, sesione, konferenca, aktive, seminare, tavolina të rrumbullakta etj. në Lituani, Itali, Sllovaki, Francë, Austri, Gjermani, Hungari, Sllovaki, Egjypt, Greqi, Kosovë, Maqedoni. -Artikuj shkencor janë botuar në disa revista mbi artin si në Lituani, Itali, Sllovaki, Francë, Gjermani, Egjypt, Greqi, Kosovë si dhe tek “Studio Albanica”. -Kam qenë i ftuar në disa takime e festivale teatri si Itali, Greqi, Egjypt, Gjermani, Francë, Maqedoni, Kosovë. Prof. Dr. Josif PAPAGJONI PËRSHKRIM I SHKURTËR I PROFILIT KËRKIMOR-SHKENCOR Teatri dhe çka përfshin ai (dramaturgjia, aktrimi, regjia, skenografia, tok me qasjet teorike dhe ato historike) është bërë profili i ngushtë dhe vendimtar i punës sime shkencore për rreth 40 vjet, qysh student. Pjesa më e rëndësishme, më e lodhshme dhe, shpresoj, më cilësore e punës sime kërkimore-shkencore ka qenë ndriçimi estetik i dukurive të teatrit shqiptar në mbarë hapësirën kombëtare, gjithheri i këqyrur në sfondin e zhvillimit historik të tij. Qysh në librin tim të parë “Teatri dhe aktori” kjo prirje u shfaq në katër studimet kryesore që përbënin lëndën bazë të tij. Libri “Kumti që vjen nga trashëgimia teatrore” rrekej të bënte një analizë mbi atë çka ishte krijuar gjatë të ashtuquajturit “realizëm socialist” në dramaturgji dhe teatër, duke nxjerrë në pah mangësitë, kufizimet, gjymtimet e rënda, por pa mohuar vlerat e shënuara. Dialektika e gjykimit them se i ka dhënë këtij libri arsyen për të bërë operacione, jo thjesht estetike a historike, por sidomos kritike në ndërtimin e një qëndimi e vlerësimi të drejtëpeshuar ndaj traditës, ndaj raportit të saj me zhvillimet e fundme (dhe të pritshme). Libri “Regjisorët”, mbase, është më i rëndësishmi për nga karakteri, pasi ai anon fort nga qasja mirëfilli estetike dhe teorike mbi artin e regjisorit (gjerazi të teatrit). Falë metodës induktive, në voli të argumentimit të parimeve që e udhëheqin këtë art, kam synuar që t’i shndërroj informacionin, referencat dhe analizën kritike (mbi regjisurën në teatrin shqiptar), në argumente teorike dhe estetike, sigurisht pa e shndërruar librin vetë në një manual a tekst universitar. Thuajse e njëjta metodë studimi është ndjekur edhe në librin “Aktorët”, ku tashmë objekti, paçka se është mirëfilli estetik, ngaherë këqyret e shqyrtohet në vlerat, përvojat dhe historinë e aktrimit shqiptar si dukuri. Libri “Dialog me teatrin botëror” është një vështrim historik, analitik, jo rrallë edhe teorik mbi raportin e teatrit shqiptar me atë botëror, dramat e huaja që janë vënë në skenë nëpër vite, parimet dhe përvojat që janë përvetësuar, shkollat e aplikuara, teoritë gjegjëse, metodologji e teatrologë botërorë etj. Libri “Teatri Kombëtar” është historia e këtij institucioni, qysh me traditat e hershme në periudhën e Rilindjes, monarkisë, realizmit socialist e gjer sot: prirje, dukuri, procese, individualitete, vlera, tipare, cilësi, profile krijuese etj. Ndërsa libri Historia e teatrit shqiptar është pikërisht paraqitja në rrafsh sinkretik dhe diakronik të dukurive, proceseve dhe zhvillimeve kryesore të teatrit shqiptar në gjithë hapësirën kombëtare, Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut etj. Ndërsa lidhur me historinë e teatrit të estradës dhe varietesë, e këqyrur edhe në një rrafsh estetik mbi konceptin dhe kuptimin historik të komikes, është ideuar libri Të qeshësh – Përse, me cilin, për çfarë?! Në pasionet e mia bëjnë pjesë edhe monografitë kushtuar artistëve me ndikim të madh në teatrin shqiptar, si K. Roshi, P. Mani, S. Pitarka, E. Petrovci; më tutje tyre edhe artistë të tjerë, si Dh. Anagnosti, M. Luarasi, V. Gjika, M. Popi, N. Frashëri, T. Kurti, M. Logoreci, P. Gjoka, N. Luca, P. Raidhi, etj., vlerat, përvojat dhe mendimet e të cilëve kanë gjetur shprehje në librat “Poetikë regjisoriale”, “Individualitete”, “Biseda për artin”, “Gjurmë në skenë” etj. Libri Filmi artistik shqiptar – imazhi, historia, qenësia, shënon një synim, pasion dhe përkushtim tjetër timin, Sakaq edhe letërsia ka qenë pjesë e trajtimeve, studimeve dhe vështrimeve të mia kritike, e shprehur përmbledhtas me shkrime të zgjedhura në librin Grishje nga /për letërsia. Si përgjegjës i redaksisë së artit në FESH (570 zëra) dhe si drejtues i projektit “Enciklopedia e Artit Shqiptar” (mbi 2000 zëra, ndërsa si autor kam hartuar mbi 1100 zëra). Puna për drejtimin, redaktimin dhe hartimin e tyre ka qenë tejet voluminoze dhe e përgjegjëshme. Ndërkaq, kam përfunduar projektin “Enciklopedia e Teatrit Shqiptar”, me mbi 600 zëra, rreth 600 faqe, që e çmoj si nga punët e mia më të rëndësishme të kohëve të fundit, me shpresën e një botimi të mundshëm nesër. Mund të flisja edhe për interesa të tjerë studimorë, posaçërisjht për teatrin, kinematografinë, letërsinë, artet pamore dhe arte të tjerë kam shkruar shumë shkrime për shfaqje, filma, libra, autorë, vepra, etj. Këto janë përfshirë në librat Teatri dhe aktori dhe sidomos Fjala, loja, imazhi – vramendje për artin shqiptar. Sakaq të tjerë shkrime krijojnë një volum që shkon në 3-4 libra të tjerë me shënime kritike, ende të pabotuara. Përtej kritikës dhe studimeve në tri fushat që unë lëvroj - teatër, kinematografi, letërsi – ka shkruar edhe në gjinitë e letërsisë sit regime, novela e romane, ndër to vëllime me tregime e novela Kur hëna digjej lart, romanet Hije në shtratin e mortit, Vjega e gjakut. Prof. dr. Josif Papagjoni Botime të autorit: 1980 “Teatri dhe aktori”, libër me shënime kritike, 202 faqe. 1981 1998 “Kumti që vjen nga trashëgimia teatrore”, monografi, 264 faqe.(Akademia e Shkencave) 1999 “Aktorët”, monografi, 220 faqe. (SHBLU) 1999 “Kadri Roshi- njeriu që preku lavdinë”, (Toena) monografi, 256 faqe. 2000 2002 Idividualitete”, 267 faqe. (Akademia e Shkencave) 2003 Regjisorët” 380 faqe (Akademia e Shkencave) 2002 “Gjurmë në skenë”, 140 faqe. 2003 “Poetikë regjisoriale” 265 faqe (Akademia e Shkencave) 2004 “Biseda per Artin” - 304 faqe OMSKA 2004 Dialog me teatrin botëror - 378 faqe. Akademia e Shkencave 2005 “Teatri Kombëtar” - 366 faqe, Akademia e Shkencave 2006 Drejt një emri – Enver Petrovci. Sht. Bot. Dukagjini-Kosovë 2007 “Historia e Artit” (Bashkëautor) SHB. Librit Shkollor 2009 Enciklopedia e Teatrit dhe e Kinematografisë Shqiptare (Toena) 2008 Enciklopedia e Artit Shqiptar (drejtues projekti) Prof. Dr. Josif PAPAGJONI