Edi Rama
Edi Rama (lindi më 4 korrik 1964) është ish-basketbollist, ish-pedagog, piktor, publicist dhe politikan shqiptar. Kryetar i Partisë Socialiste të Shqipërisë që nga viti 2005 dhe Kryeministër i Shqipërisë që prej vitit 2013. Para zgjedhjes së tij si kryeministër, Rama mbajti një numër postesh qeveritare dhe diplomatike. Për më tepër, ai më parë ka shërbyer si Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve nga 1998 në 2000. Më pas ai u bë kryebashkiak i Tiranës për të paktën tre mandate nga viti 2000 deri në vitin 2011. Rama u lind dhe u rrit në Tiranë. Pas diplomimit nga Akademia e Arteve në vitin 1982, punoi pedagog po në Akademi. Nga 1993 kaloi katër vjet në Francë për të krijuar një karrierë artistike. Më pas, duke u kthyer në Shqipëri në vitin 1998, për shkak të varrimit të babait të tij Kristaq Rama, ai zyrtarisht filloi karrierën e tij politike. Pas kësaj, ish-Kryeministri Fatos Nano e emëroi atë si Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Në vitin 2000, Rama kishte njoftuar synimin e tij për të kandiduar për kryetar bashkie të Tiranës. Rezultati i zgjedhjeve për kryebashkiak ishte një fitore për të, duke marrë gati 57% të votave totale. Gjatë mandatit të tij të parë, Rama është zgjedhur “World Mayor” (Kryebashkiaku i Botës) në 2004. Në vitin 2013, Rama u ftua të formonte Kabinetin e 33-të Shqiptar dhe të bëhej Kryeministër i Shqipërisë pas zgjedhjeve të 2013, ku Partia Socialiste e Ramës fitoi shumicën e vendeve në kabinet. Një prej prioriteteve të qëndrueshme të Ramës ka qenë forcimi i ekonomisë dhe demokratizimi i institucioneve shtetërore. Ai luan një rol qendror në negocimin e Procesit të Berlinit. Gjatë qëndrimit të tij, qeveria e Ramës zbatoi reforma të shumta, duke përfshirë ristrukturimin dhe modernizimin e gjyqësorit dhe zbatimit të ligjit të Shqipërisë, një reformim të plotë të administratës publike, mirëqenies sociale dhe sistemit të pensioneve. Megjithatë, nën mandatin e tij qeveria ka vendosur barazinë gjinore në qendër të axhendës së saj. Sot, gati 50% e ministrive janë femra, duke e bërë atë numrin më të madh të grave që shërbejnë në historinë e vendit.