Roland Qafoku
Roland Qafoku, është gazetar shqiptar, analist, publicist dhe studiues. Ai mban gradën shkencore Doktor i Shkencave të Komunikimit marrë në Universitetin e Tiranës me temwn : Komunikimi politik i kryeministrave të tranzicionit dhe është pedagog i Jashtëm në Fakutetin Histori-Filologji, dega Gazetari dhe Komunikim në këtë universitet. Roland Qafoku është autor i 2 librave: Historia e 33 kryeministrave të Shqipërisë, nga Ismail Qemali te Edi Rama (Onufri 2015) dhe 100 vrasjet më të bujshme në historinë e shtetit shqitaar 1912-2017 (West print 2017). Roland Qafoku ka një karrierë prej 25 vjetësh në media. Ai ka punuar dhe ka drejtuar gazetat e përditshme të pavarura “Koha Jonë”, “Panorama”, “Tirana Observer” dhe ka qenë drejtues i Informacionti në televizionin “Tv Koha” dhe “Ora News”. Prej viti 2009 ai ka drejtuar emisionet politike në Ora News, Planet Tv, Channel One. Aktualisht drejton emisionin politik “Dekalog” në RTSH 24. Roland Qafoku është autor i dokumentarëve: Vrasja e dy biznesmenëve amerikanë në Mamurras (Fjala Web TV 2020); Shqiptarët e Luftës së Dytë Botërore (Channel One 2014); Ismail Qemali që nuk kemi njohur (TV Planet 2012); Delegatët dhe firmëtarët e Pavarësisë (Tv Planet 2012); Giovanni Falcone, kur vret mafia, (Ora News 2010). Roland Qafoku është vlerësuar me disa çmime në karrierën e tij. Në 2019, me çmimin “Libri më i mirë” në 110 vjetorin e Federatës “Vatra” dhe gazetës “Dielli” në SHBA për librin “100 vrasjet më të bujshme në historinë e shtetit shqiptar”. Në 2014, vlerësuar me çmim special për dokumentarin “Shqiptarët e Luftës së Dytë Botërore” nga Unioni i Gazetarëve të Shqipërisë. Në 2013, dokumentari “Ismail Qemali që nuk kemi njohur”, nominuar për çmimin “Dokumentari më i mirë në 100 vjetorin e pavarësisë” nga Akademia “Kult”. Në shkurt 2007, me çmim special për essenë më të mirë të botuar në gazetë në konkursin e organizuar për rolin e gruas në shoqërinë shqiptare. Çmimi u dha për essenë me titull “E imja Shota”, të botuar në gazetën “Tirana Observer”. Roland Qafoku është autor i disa artikujve shkencoprë në Shqipëri dhe jashtë dhe pjesmarrës në konferenca. Disa nga punimet e tij shkencore janë: Fake news in Albania; Revolucioni në media që solli Mithat Frashëri me revistën “Dituria”; Viktimat përballë persekutorëve. Një analizë mbi bazën me intervistave të marra Hëna Këlcyrës, Ajnishah Vlorës, Eugjen Merlikës etj, përballë intervistave me Nexhmije Hoxhën, Hekuran Isain, Sulo Gradecit, Skënder Shehun, etj; Tekstet e shkollës së mesme në pikëvështrimin e komunikimit; Transemtimi live, një revolucion mediatik që përmbysi ediconin e lajmeve.