biblioteka e mendimit shqipetar banner header

FLORESHA DADO

Studiuese e letërsisë shqiptare, specialiste e Teorisë së Letërsisë në Departamentin e Letërsisë të Universitetit të Tiranës. Studimet e larta, për Gjuhë dhe Letërsi shqipe, i përfundoi në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë, të Universitetit të Tiranës (1968) Në periudhën 1970- 1982 bashkëpunëtore shkencore në Sektorin e Letërsisë Shqiptare, pranë Institutit të Gjuhësisë e Letërsisë, të Akademisë së Shkencave. Nga viti 1982 e në vazhdim (pedagoge e brendshme dhe sot e jashtme në masterin shkencor) pranë Departamentit të Letërsisë të Universitetit të Tiranës. Në vitin 1981 mori graden shkencore “Kandidat i shkencave”, e konvertuar në vitin 1994 me gradën “Doktor”. Në vitin 1986 ka marrë titullin shkencor “Docent”. Në vitin 1995 ka marrë titullin “Profesor”. Në vitin 2008 ka marrë titullin “Akademike”. Ka qenë Përgjegjëse e Departamentit të Letërsisë (1989-1993) Dekane e Fakultetit të Historisë e Filologjisë (1992-1993) Zv. Rektore e Universitetit të Tiranës (2000-2003) Themeluese dhe Drejtore e Shkollës Pasuniversitare “Studime Evropiane” (2001-2003) Anëtare e Komisionit të Lartë të Kualifikimit Shkencor, pranë MASH (1989-2005) Në periudhën 2015-2020 ka qenë kryetare e Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë. Me kontribute të vazhdueshme në senate, këshilla shkencore dhe redaksi të revistave shkencore, në Fakultetin e Historisë e të Filologjisë dhe në Institutin e Gjuhësisë e Letërsisë. Ka mbajtur kurse pasuniversitare të Teorisë se letërsisë dhe të Kritikës Letrare, në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë dhe në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja. Ka mbajtur leksione pasuniversitare në Universitetin e Prishtinës dhe ligjërata në Universitetin e Tetovës. AUTORE E DISA VEPRAVE : 2020 – “Postmodernizmi-poetikë e antirregullit”, (monografi shkencore), Akademia e Shkencave, 440 faqe 2019 – “Identifikimi i poetikave në plan teorik dhe historiko-letrar” (përmbledhje studimesh ) Onufri, 492 faqe 2016 – “Lexuesi ‘në kurth’ : Eseistika e Kadaresë” (monografi shkencore), Onufri, 328 faqe 2012 – “Andon Zako Çajupi- jeta politike dhe vepra letrare”, (monografi shkencore, rikonceptim i interpretimit të veprës së plotë), Bota Shqiptare, 305 faqe 2010 - “Letërsi e painterpretuar” (monografi shkencore), Bota Shqiptare, 277 faqe 2009 - “Sfida teorike të historiografisë letrare”, (monografi shkencore), Bota Shqiptare, 368 faqe 2006 - “Intuitë dhe Vetëdije Krijuese” (përmbledhje studimesh mbi letërsinë e traditës dhe bashkëkohore), Onufri, 382 faqe 1999 - “Teoria e Veprës letrare-Poetika” ( studim teorik) Toena, 325 faqe 1997- “Proza nëpër teknikat poetike” (studim teorik), Toena, 243 faqe 1983 - Monografia shkencore “Jeta dhe Vepra e A.Z.Çajupit”, botim i Akademisë së Shkencave, 282 faqe 1983- Botimi i veprës së plotë të Çajupit, në tre vëllime, Shtepia botuese Naim Frashëri, - Autore dhe bashkëautore në tekste dhe leksione nga fusha e Teorisë së Letërsisë. - Udhëheqëse shkencore e një numuri doktoraturash dhe masterash, në fushën e studimeve letrare. - Autore e shumë referimeve në konferenca shkencore, brenda e jashtë vendit. - Hartuese e një numuri të madh artikujsh (mbi 100), të botuara në organe shkencore dhe kulturore.