Mid'hat Frashëri
MITHAT FRASHËRI (1880-1949) Lindi më 25 mars 1880 në Janinë. U arsimua në Stamboll. Njihet me pseudonimet letrare Lumo Skëndo, Mali Kokojka etj. Për rreth tri dekada drejtoi “Kalendarin kombiar”, almanak i vërtetë enciklopedik ku gjejmë penën e pothuaj tërë personaliteteve të letrave shqipe të kohës. E nisi shekullin XX me monografi në për Naim Frashërin për ta pasuar më tej me vëllimet “Hi dhe shpuzë”, “Letra mbi një udhëtim në Zvicër”, “Çështja e Epirit”, “Mbresa udhëtimesh”, “Plagët tona”, etj. Është ndër nismëtarët e prozës modern shqipe. Me vlera të veçanta mbetet revista “Dituria” e botuar më 1909, 1916 dhe 1926-1929. Ky organ, me rubrikat e vijueshme “Bibliogarfi ” dhe “udhëtarët e huaj në Shqipëri” mban peshën e një vëllimi të konsiderueshëm të të dhënave albanologjike mbi Shqipërinë dhe shqiptarët në mendimin botëror. Gjatë Luftës së Dytë Botërore krijoi e drejtoi organizatën nacionaliste të Ballit Kombëtar. Vdiq i mërguar në SHBA më 3 tetor 1949.