Giuseppe Valentini
Nuk mund të fl asësh për lartësimin e kulturës shqiptare pa u ndalur në kontributin e Zef Valentinit. Italian, lindur në rrethinat e Padovës, i diplomuar në fi lozofi (1924) dhe teologji (1928), që në moshën 20-vjeçare vjen me detyrën e misionarit jezuit në Shqipëri. Në fare pak kohë e mësoi aq mirë shqipen sa nuk dallohej prej shqiptarëve të tjerë. Ndërmjet viteve 1922 - 1932 ushtroi mësuesinë në Gjimnazin Jezuit të Shkodrës. Vepra e parë për Shqipërinë “Kolegja Saveriane ndër 50 vjetët e para 1877-78 - 1927/28” u botua shqip dhe italisht. Një vit më pas shkruan në shqip një biografi të Garcia Moreno-s dhe pas tre vjetësh, përkthimet e “Polieucte” të Kornej-it, “Sauli” të Alfi eri-t dhe një libër me poezi. Boton gjithashtu bashkë me akademikun e njohur italian Fulvio Cordignano një studim mbi hakmarrjen historike të shqiptarëve. Nis në vitin 1940 edhe një kronologji mbi historinë e Shqipërisë nga viti 313 e deri në shekullin e XIII, nga e cila u botuan vetëm dy vëllimet e para. Prej vitit 1932 drejtoi revistën e njohur “LEKA” deri më 1943 dhe, së bashku me të revistën “Lajmtari i zemrës së Krishtit” (1933 - 1939). Të dy organet mbajnë kontributin e dendur të Zef Valentinit në mjaft argumente të shkencave shoqërore (histori, dokumentacion e arkivistikë, letërsi, fi lozofi , jurisprudencë etj). U largua nga Shqipëria si pasoje e përndjekjeve dhe vrasjes së disa shokëve të vet seminaristë në Shkodër, në fund të vitit 1943. Në Itali, themeloi dhe drejtoi revistën “Letture”, numri i parë i së cilës doli në janar 1946, por s’e harrou kurrë Shqipërinë. Rifi lloi kështu nga botimet për Shqipërinë: “E drejta e komunitetit në traditën juridike shqiptare” (1956), “Ligji i maleve shqiptare 1880-1932”, (1969) dhe prej 1968 e deri në 1973, dy vëllimet e para të veprës “Akte juridike shqiptare”. Më pas, nisi redaktimin e 30-të vëllimeve të veprës së tij monumentale “Akte shqiptaro - veneciane të shekujve XIV - XV” që hedhin dritë mbi një fazë tepër të rëndësishme të historisë shqiptare e që i dhanë autorit famë ndërkombëtare. Për fat të keq, sa qe gjallë, ai pa të dilnin në botim vetëm 25 vëllimet e para, pavarësisht se vepra e plotë qe derguar për shtyp që në 1976. Veç punës studimore, ndihmesa e Z. Valentinit në fushën e pedagogjisë dhe studimeve mbarëshqiptare është veçanërisht e spikatur. Në vitin 1955 ai bëhet titullar i Katedrës së gjuhës shqipe në Universitetin e Palermos (1955) dhe po aty themelon dhe drejton “Qëndrën ndërkombëtare të studimeve shqiptare”.