ALEKSANDËR XHUVANI
ALEKSANDËR XHUVANI (1880-1961) Lindi më 14 mars të vitit 1880 në Elbasan. Mësimet para i mori në vendlindje dhe në Cotil të Maqedonisë. Pastaj vazhdoi studimet e larta në Athinë, ku në vitin 1906 u diplomua për fi lologji. Për tri vjet qe mësues i gjuhës shqipe në Shën Mitër Koronë. Mori pjesë në Kongresin e Elbasanit (1909) dhe me hapjen e normales së Elbasanit qe mësues dhe më vonë drejtor i kësaj shkolle. Dha mësim në shkollën e parë të mesme kombëtare, në Normalen e Elbasanit (dhjetor 1909). Historia dhe përparimi i kësaj shkolle dhe ndihmesa e rëndësishme që i dha ajo ngritjes dhe zhvillimit të arsimit tonë janë të lidhura ngushtë me veprimtarinë që shtjelloi ai për periudha të gjata kohe si mësues dhe si drejtor i saj. Pas çlirimit, Aleksandri dha një ndihmesë të rëndësishme për zhvillimin e arsimit.