biblioteka e mendimit shqipetar banner header

ARSHI PIPA

ARSHI PIPA (1920-1997) Lindi më 1920 në Shkodër ku kreu edhe arsimin e mesëm. U doktorua për fi lozofi në Universitetin e Firences. Gjatë Luftës punoi mësues në Gjimnazin e Tiranës. Pas vendosjes së sistemit komunist u arrestua e u torturua. Arriti të arratiset e të vendoset në SHBA, ku punoi pedagog në Universitetin e Minesotas. Poezia, estetika, kritika letrare, fi lozofi a janë fushat ku Pipa dha kontribut të ndjeshëm që në rini. Revista “Kritika” (Shkodër, 1944) u bë tribuna e hershme e shprehjes së mendimit dhe artit të tij. Vëllimi i parë poetil “Lundërtarë” (1944) pasohet me “Libri i burgut” (Romë, 1959), “Rusha”(Munih, 1968), “Vargu popullor shqiptar: struktura dhe vargu”, “Hieronym de Rada”, “Letërsia shqiptare: perspektivat shoqërore”, të trija anglisht (Munih ,1978), “Politika e gjuhës në Shqipërinë socialiste”(Nju Jork, 1988), “Stalinizmi shqiptar” (Nju Jork 1990) dhe së fundi “Subversion drejt konformizmit :Fenomeni Kadare” (Tiranë, 1999). Vdiq më 20 korrik 1997 në SHBA.