biblioteka e mendimit shqipetar banner header

AT AMBROZ MARLASKAJ

AT AMBROZ MARLASKAJ (1884-1939) Ka lindur në Kushnen të Mirditës. Mori mësimet e para në Kuvendin e Rubikut e mà tej çohet me krye n’Austrì pwr teologji e fi lozofi . Punon si pedagog n’Austri e Çekì. Me 1918 caktohet Drejtor i Kolegjit Françeskan të Troshanit. Ne vitet 20 per koopetencen ne mesuesì zgiedhet kryetar I organizates “Lidhja msuesvet” te prefektures se Shkodres. Në gjysen e dyte të vitit 1921 boton shkrimet “Mbi Ortografi të Sotshme” , “Si duelën të zgjedhun deputetët katolikë të Shkodres” , “A âsht’ qeveria e Tiranes nji Turkì e Ré a Jo?” etj. Ndêr artikujt interesant âsht ai me titull “Nji monument pazotsie në lamin e arsimit në Shqipni” (1923. Zgiidhet deputet n’Asamblene Kushtetuese ku spikat oratoria e tij. Pas Revolucionit tw Qershorit, Marlaskaj emigron në Itali. Dhe pse i zhgënjyer nga rrokullima e ngjarjeve politike nuk tërhiqet nga jeta aktive e intelektualit.