AT BENEDIKT DEMA
AT BENEDIKT DEMA (1904-1971) Llindi në Boriç të Shkodrës. Mësimet fi llestare i mori në shkollën fi llore françeskane pesëvjeçare në Shkodër, e cila vepronte në këtë qytet qysh në vitin 1861. Marku i vogël, pasi përfundoi ciklin e ulët të shkollimit, kishte shprehur dëshirën dhe ishte regjistruar kandidat për t’u bërë rregulltar i Shën Françeskut. Pas përfundimit të kandidaturës, veshi petkun (zhgunin) françeskan më 12 shtator 1920. Pas diplomimit, për të thelluar dijenitë teologjike, nga eprorët e tij qe dërguar për studime universitare në Fakultetin Filozofi ko-Teologjik në Antoniano në Romë, së bashku me At Anton Fishtën, At Donat Kurtin dhe At Konstandin Konajn. . Prej vitit 1937 deri më 1946 kreu detyrat e udhëheqësit të gazetës “Zani i Shna Ndout”, që ishte nënfl etë e revistës së mirënjohur “Hylli i Dritës”. Më pas, drejtues dhe profesor i liceut (gjimnazit) “Illyricum”, si dhe drejtues i shtypshkronjës “At Gjergj Fishta”.