AT BERNARDIN PALAJ
AT BERNARDIN PALAJ O.F.M. (1894 - 1946) Lindi në Shllak të Dukagjinit. Mësimet e para dhe të mesme i merr në Kolegjin Franceskan të qytetit të Shkodrës deri më 1917. Diplomohet për fi lozofi e teologji nëGrac te Austrisë e më vonë vazhdon studimet pranë Liceut Teologjik të Salcburgut, Austri. Shërbeu si profesor i latinishtes dhe i greqishtes së vjetër në Gjimnazin “Illyricum”. Në revistat “Hylli i Drites”, “LEKA”, “Iliria”, Padër Palaj ka botuar krijimet e veta, artistikisht të përsosura, me pseudonimin “Costandinus”. U bë një ndër mitologët më të shquar shqiptarë; Pas një pune voluminoze, hulumtuese, studiuese e seleksionuese shumëvjecare, më 1939 Pader Bernardin Palaj, së bashku me Padër Donat Kurtin, botuan librin “Kangë kreshnikësh dhe legjenda”, ndërkohe që botimin e këtij cikli kishin fi lluar ta bënin me “Visaret e Kombit” që më 1937. Në vitin 1942 fi llon botimi i “Doke e kanune në Dukagjin” që vijoi në disa numra të “Hyllit të Dritës” e që ne vitin 1944, u botua në Romë.