biblioteka e mendimit shqipetar banner header

Branko Merxhani

Branko Merxhani (Nish, 1894 - Stamboll, 25 dhjetor 1981) ka qenë botues i të përkohshmes Përpjekja shqiptare, përkthyes, ndër publicistët më të njohur të para Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri dhe gazetar në Turqi. Në publicistikën e tij shquhet për lëvrimin e rrymës prestigjioze social-kulturore të quajtur Neoshqiptarizma. Me prejardhje nga Sopiku i Pogonit, i ati ishte gjykatës në Nish dhe ishte martuar me një vendase, dhe Brankoja lindi atje. Guvernanten e kishte gjermane; pasi administrata osmane e zhvendosi të atin në Stamboll, Merxhani ndoqi liceun gjerman të Bursës. Pasi kreu për filozofi në Turqi, vijoi studimet e mëtejshme në Austri. Pas triumfit të Ataturkut, punoi si publicist në shtypin e Ankarasë; për çështjen e një prone në fshatin e origjinës u kthye në atdhe.