Ndriçim Kulla
Ndriçim Kulla është lindur në fshatin Vergo të Delvinës. Ka mbaruar shkollën e lartë në Universitetin e Tiranës (dega gjuhë - letërsi shqipe) me vonesë, ne vitin 1993, mbasi i është refuzuar vazhdimisht e drejta e studimit për arsye politike nga ana e regjimit komunist.Për pasojë është detyruar të punojë mbi 8 vjet në minierën e Valiasit në Tiranë. Ka ushtruar profesione të ndryshme si minator, mësues, gazetar, pedagog në Akademinë e Arteve dhe këshilltar për kulturën dhe arsimin i Presidentit të Shqipërisë Bujar Nishani. Ka drejtuar për rrth 20 vjet me radhë shtëpitë botuese Phoenix dhe Plejadtë njohura për botimet filozofike , albanologjike dhe sidomos botime te elitës së ndaluar shqiptare nga kohae komunizmit. Si intelektual aktiv , gjithmonëështë i pranishëm në opinionin publik me ide që botohen në shypin e ditës duke lëvruar një gazetari të stilit iluminist dhe kulturorologjik.Ka botuar si autor libra të shumtë në gjini të ndryshme.Gjithashtu ka bashkëorganizuar me instucionet larta akademike dhe arsimore në Shqipëri konferenca shkencore mbarëkombëtarembi trashëgimin tonë mendore.Eshtë inisiatori i parë dhevazhduesi këmgulës i kërkimit,përgatitjes për botim dhe rivlerësimit të literaturës së elitës së ndaluar shqiptare prej sistemit komunist ,duke dhënë një kontribut të pa zakont. Ka drejtuar për mbi 15 vjet me radhë punën studimore dhe biblografike për mbledhjen, strukturimin dhe botimin elibrave tëMendimit Shqiptar si dheveprave të shkrimtarëve të burgosur politik , për të cilat ka bërë një punë të pa përsëritshme kërkuese, përgatitëse botuese dhe afirmuese. Ka drejtuar punën akademike , kërkimoro-bibliografike ,tekstologjike dhe botuese të gjithë serisë prej 32 vëllimesh të veprës së albanologut dhe albanofilit me famë qartësisht ndërkombëtare AtGiuseppe (Zef ) Valentinit punë e denjë për një akademi, e botuar nga Shtëpia Botuese “Plejad”, e cila po vazhdon me vepra të tjera që pritet të botohen në të ardhmen . Ka redaktuar me dhjetra e dhjetra libra të suksesshëm me karakter filozofik, historik dhe albanologjik. Eshtë dekoruar nga Presidenti Nishani me rastin e 100 vjetorit të pavarsisë: ” Për kontribut të veçantë patriotik që ka dhënë në rivlerësimin e vlerave shqiptare të mendimit, ”ndërsa nga Presidenti Bamir Topi është dekoruar me titullin e lartë ”Mjeshtër i madh” me motivacionin: ”Për kontribut të rëndesishem në botimin e veprave të zgjedhura të elitës së mendimit shqiptar dhe botëror, si studjues dhe krijues me profil origjinal në editorinë dhe letrat shqipe”.