AT GJON SHLLAKU
AT GJON SHLLAKU (1905 - 1946) At Gjon Shllaku ishte misionar shembullor, patriot, demokrat dhe mendimtar liberal. Lindi në Shkodër më 1905 në një familje të varfër. Që në fëmijëri shprehu shenja zgjuarësie dhe në moshë fare të re hyri në Kolegjin Françeskan të Troshanit, ku vazhdoi klasat e ulëta të gjimnazit, të cilin e mbaroi më pas në gjimnazin françeskan të Shkodrës. U diplomua për teologji në Hollandë dhe në vitet 1932-1936 vazhdoi studimet në universitetin e Lovianit në Belgjikë: dy vitet e para në fakultetin e kimisë dhe dy të tjerat në atë të fi lozofi së. Në vitin 1937 u diplomua në Universitetin e Sorbonës në Francë për fi lozofi . Teza e diplomimit që ai mbajti para docentëve të Sorbonës ishte “Kritikë e fi lozofi së së Giovanni Gentile-s”.