biblioteka e mendimit shqipetar banner header

AT JUSTIN RROTA

AT JUSTIN RROTA O.F.M. (1889-1964) Lindi në Shkodër, më 17 shkurt 1889, 120 vjet më parë. Qe një studiues dhe lëvrues i shquar i gjuhës dhe i studimeve shqiptare. Veprimtaria e tij shkencore rrok një periudhë gati gjysmëshekullore, duke kryer detyrën si klerik, si një shkencëtar i mirëfi lltë dhe mësues i gjuhës amtare. Pjesa më aktive e jetës së Rrotës qe e mbushur me veprimtari studimore dhe botuese, por duke mos i parë të gjitha dorëshkrimet e botuara sa qe gjallë, siç ishte vepra madhore “Gjuha e shkrueme”. Në moshën 22-vjeçare shugurohet prift, duke shërbyer fi llimisht si famullitar në Plan të Dukagjinit. Justin Rrota kishte një kulturë fi lologjike klasike dhe moderne. Fillimisht shkrimet e para Rrota i botoi në revistat “Zani i Shna Ndout” dhe “Hylli i Dritës”, të cilat u përkasin disiplinave të gjuhësisë dhe të letërsisë. Është ndër botuesit e parë të teksteve për shkollat e mesme.