biblioteka e mendimit shqipetar banner header

ATHANAS GEGAJ

ATHANAS GEGAJ (1904-1988) Athanas Gegaj lindi në Triesh të Malcís së Madhe më 1904. Studioi në kolegjin Illyricum t’etënve françeskan në Shkodër. Vijoi studimet në Itali dhe në Universitetin katolik të Louvain në Belgjikë. Porsa u kthye në Shqipëri u shugurua frat. Jep mësim në kolegjën françeskane. Ai e adhuronte historinë, të cilën pas studimit të teologjisë në Romë e ligjëroi në Gjimnazin Françeskan të Shkodrës. Studimet historike do t’i kurorëzojë me mbrojtjen e temës së doktoraturës “L’Albanie et l’invasion turque au XV-e siecle” (Shqipëria dhe invazioni turk në shekullin XV) në vitin 1937, në Universitetin Louvain të Belgjikës, e cila vlerësohet nga studjuesit si vepra më e mirë kushtuar Skënderbeut. Athanas Gegaj vdiq në janar të vitit 1988 në Santa Monika të Kalifornisë.