DHIMITËR KAMARDA
DHIMITËR KAMARDA (1821-1882) Ishte një linguist i njohur arbëresh, patriot i madh dhe botues I folklorit shqiptar me dije të spikatura shkencore në fushën e linguistikës Indoeuropiane. Ai është ndjekës i zjarrtë i veprës dhe ideve të Jeronim de Radës. Vepra e tij kryesore konsiderohet “Sprovë për një gramatologji krahasimore të gjuhës shqipe” . Është një hulumtim shkencor dhe historik mbi fushën përkatëse, që dha një kontribut të rëndësishëm në fokusimin e studimeve të huaja mbi gjuhën shqipe. Tjetër vepër e tij e njohur është “Alfabeti shqiptar” (1869).