DHIMITËR SHUTERIQI
DHIMITËR SHUTERIQI (1915-2003) Njihet si njëri ndër krijuesit e shquar shqiptarë të shekullit 20, poet, prozator, studiues, hulumtues i dalluar, hartues tekstesh shkollore dhe publicist. Dhimitri lindi në Elbasan, më 26 korrik të vitit 1915, në një familje të njohur patriotike dhe arsimdashëse. Studimet e para i kreu në Liceun Francez të Korçës dhe ato të larta, për fi lozofi e drejtësi, në Grenobel dhe Lion të Francës. Mori pjesë aktive në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare. Me shkrime letrare ka fi lluar të merret qysh në vitet ’30, duke u bërë i njohur në shtypin e kohës si poet dhe publicist. Për një periudhë gati 60- vjeçare, e cila shtrihet deri në ditët e fundit të jetës, iu kushtua intensivisht letërsisë dhe veprimtarisë studimore letrare, albanologjike, historike dhe folklorike. Një numër i madh i veprave letrare janë përmbledhur nën titullin Vepra, në 9 vëllime, më 1982 dhe 1989.