DOM GASPER GURAKUQI
DOM GASPER GURAKUQI (1885 – 1967) Lindi më 22 dhjetor të vitit 1885, njëri prej klerikëve të shquar të kishës katolike në Shqipëri, Dom Gasper Gurakuqit. Qe një nga studiuesit e palodhur të historisë në përgjithësi, e të besimit të krishterë në veçanti, një mbledhës i pasionuar i folklorit të trevave ku shërbeu si meshtar, grumbullues i toponomastikës të dhjetëra fshatrave, zbulues këmbëngulës i gjenealogjisë së trungut familjar të dhjetëra fi seve të vjetra e të përmendura fshatare e qytetare, hulumtues i shumë emrave për të ndriçuar etimologjinë e tyre, bëri studime në fushën e gjuhësisë, përktheu krijime të autorëve të shquar nga letërsia botërore. Një nga veprat e tij të botuara, përveç shumë artikujve të shkruar në revistat e kohës, është edhe libri “Dioçezi i Sapës”. Por mesa duket puna e bërë në këtë libër e në shumë artikuj, nuk ka qenë për të shteruese.