DOM LAZER SHANTOJA
DOM LAZER SHANTOJA (1891-1945) Lindi në Shkodër. Mësimet e para dhe të mesme i merr në Seminarin Papnor Shqiptar per kurset fi lozofi ke e teologjike. Më 1914 viziton për here të parë Vjenën dhe studimet e larta i kryen në Innsbruck – Austri. Më 1915 shugurohet meshtar dhe fi llon jetën fetare në Shqipëri. Me 1923-1924 kur Pader Anton Harapi nxjerr në Shkodër gazetën “Ora e Maleve, Dom Lazri është bashkëpunëtori i parë i tij, bashkë me Luigj Gurakuqin. Në janar 1925 arrestohet e burgoset si frymëzues e organizator i lëvizjes së Qershorit 1924. Në gusht 1939 kthehet pas 15 vjet mërgim në Shqipëri ku së bashku me Mustafa Krujen, Zef Valentinin, Ernest Koliqin, Karl Gurakuqin, Xhevat Korcen, Ekrem Vloren, etj. themelojnë në Tiranë Institutin e Studimeve Shqiptare, të parin në historinë e kombit tonë. Ishte një letrar e mendimtar tepër i kulturuar dhe me shumë talent. Vdiq i pushkatuar nga rregjimi komunist pas torturash barbare që kishin arritur t’i gjymtonin dhe trupin.