DOM NDOC SUMA
DOM NDOC SUMA (1887- 1958) Lindi në Nënshat, më 31 korrik 1887. Studimet fi lozofi ke dhe teologjike i kreu në Seminarin Papnor të Shkodrës. Në Insbruck (Austri) bëri edhe dy vite të tjera studim. U shugurua meshtar më 21 shtator 1911 në Kapelën e Kolegjit Saverian. Shërbeu si famullitar në Kçire, Koman, Naraç, Laç të Vaut të Dejës dhe në Pistull. Më 8 dhjetor 1946 u arrestua, ndërsa kremtonte Meshën e shenjtë. Njihet si një etnograf i madh. Kishte mbledhur shumë tregime mitologjike e tradita të vjetra shqiptare. Vdiq më 22 prill 1958.