DOM NIKOLLE GAZULLI
DOM NIKOLLE GAZULLI (1893-1946) Lindi në Zadrimë të Lezhës. Shkollën fi llore e kryen në vendlindje, ndërsa të mesmen në Shkodër, në kolegjin franceskan. Më 1912 dërgohet në Austri, në Innsbruck, për të studiuar teologji dhe fi lozofi . Mbaron studimet në Tirol dhe shkon në Romë ku shugurohet meshtar duke dhënë meshën e parë më 1917. Duke shërbyer si klerik, mbledh dhe analizon mijëra fjalë të rralla, frazeologji dialektore, të dhëna onomastike për vende, fi se, bajraqe, gojëdhëna, fakte e ngjarje historike. Këtë material shumë të pasur gjuhësor, pasi e studioi, e diskutoi edhe me gjuhëtarë të shquar si Dr. N.Jokli, Dr. Eqerem Cabej, Pader Justin Rrota e të tjerë, e përmblodhi në dy vëllime të titulluara “Fjalorthi i fjalëve të rralla të Malësisë Veriore”, që u botua si vëllim më vete në1941 dhe “Fjalori toponomastik” që u botua pjesë-pjesë në revistën “Hylli i Dritës”, në pseudonimin “Gelasius”.