biblioteka e mendimit shqipetar banner header

ZEF MALA

ZEF MALA (1915 -1979) U lind më 14 prill 1915 në qytetin e Shkodrës. Më 1933 mbaron liceun në Shkodër në Kolegjin Saverione të urdhërit Jezuit. Më 1934 publikon në gazetën “Bella” artikuj tematik mbi shoqëritë rinore dhe shkruan në rubrikën “Jetë shkrimtarësh”. Mbasi vendoset në Tiranë, më 1935 boton revistën social politike “Frymë e re” e cila ndalohet që në numrin e parë. Më 1937-1938 studion në universitetin e Vienës në fakultetin e fi lozofi së ku bie në kontakt me teoritë e së majtës. Në vitin 1938 mbas nisjes së aktivitetit komunist themelon grupin komunist të Shkodrës nga ku nxjerr edhe “Buletinin jeshil”. Gjatë viteve 1939- 43 dënohet dhe internohet për aktivitet komunist dhe qëndrime antifashiste. Në vitin 1946 arrestohet nga organet e diktaturës të regjimit komunist dhe dënohet 10 vjet burgim politik