biblioteka e mendimit shqipetar banner header

ZEF JUBANI

ZEF JUBANI (1818-1880) Lindi në Shkodër, e spikati si veprimtar dhe ideolog i njohur i Rilindjes Kombëtare. Më 1862 bashkëpunoi në organizimin e lëvizjes antiosmane të Mirditës. Hyri në luftë të hapur me misionarët e huaj katolikë e në Shqipëri. Botoi nje varg veprash në italisht. Më 1871 botoi në Trieste librin: “Përmbledhje këngësh popullore dhe rapsodi poemash shqiptare”. Por më të rëndësishmet njihen veprat “Aktualiteti i popullit te Shqiperise se Veriut” dhe veçanerisht “Kundrime mbi gjendjen morale dhe mbi kulturen intelektuale te popullit shqiptar”. Në këto vepra ai shfaqet si përfaqësuesi më përparimtar i mendimit se populli shqiptar i ka të gjitha fuqitë shpirtërore që të ndjekë në të ardhmen rrugën e përparimit dhe të qytetërimit. Njihet, gjithashtu si krijues i një alfabeti të posacëm me bazë latine, dhe si hartues i një gramatike të thjeshtë të gjuhës shqipe. Ka hyrë në histori edhe si ndër te paret ekonomiste te vendit. Vdiq i shkishëruar në Shkodër.