Fulvio Kordinjano
Fulvio Kordinjano (it. Fulvio Cordignano; Moggio, 19 tetor 1887 - Romë, 9 maj 1952) ka qenë jezuit dhe albanolog italian. Pasi studion një vit letersi më 1908 vazhdoi studimet për filozofi po aty në vitet 1909-1911, pastaj për magistero (fazë parapërgatitore) shkoi në Kolegjin Saverian të Shkodrës në vitet 1914-16. Plotësoi studimet teologjike në vitet 1917-1920; më pas shkoi në Velehrad (Belgjikë), Hasting (Angli), Dublin (Irlandë) e Louvre (Belgjikë). U shugurua meshtar më 31 dhjetor 1918. Më 1921 u fut në Institutin Biblik në Romë dhe më 1922 punoi në revistën "Civiltà Cattolica". U kthye në Shkodër në vitet 1924-1925, ku dha filozofi e letërsi në Seminarin Papnor dhe drejtoi edhe Akademinë e Studimeve Shqiptare të krijuar.