GJERGJ FISHTA
GJERGJ FISHTA (1871-1940) Lindi në Fishtë të Lezhës më 23 tetor 1871. Arsimin e mesëm e mori në Kolegjin Saverian të Shkodrës. Filozofi n dhe teologjinë i studio në Bosnje. Është bashkëthemelues i shoqërisë kulturore – politike “Bashkimi”, të Shkodrës me kontribut themelor në alfabetin shqip. Më 1908 kryesoi Kongresin e Parë të Manastirit, më 1916-1918 mori pjesë active në Komisinë Letrare të Shkodrës. U përfshi në jetën politike të vendit duke u përpjekur paprerë për ruajtjen e pavarësisë së Shqipërisë dhe demokratizimin e shtetit shqiptar që ishte në fi llimet e tij. Vdiq më 30 dhjetor 1940. Vepra kryesore e Fishtës, një nga majat më të larta të letrave shqipe, është poema epike “Lahuta e Malcis”, që pasohet nga “Mirzi i zanavet” etj. Shtrirje të gjerë pikëpamjet filozofi ke e estetike të Fishtës gjejnë në krijimtarinë letrare në poezi e prozë, por edhe në shtypin periodik ku u përfaqësua që nga “Albania” e Konicës deri te “Hylli i dritës”, që e drejtoi vetë për dy dekada.