KRIST MALOKI
KRIST MALOKI (1900-1973) Profesor Krist Maloki lindi në Prizren të Shqipërisë etnike më 1900. Mësimet fi llore i mbaroi në vendlindje, pranë shkollës katolike të Prizrenit. Në moshën 12 vjeçare dërgohet me burse për studime në Austri. Aty kreu shkollën e mesme dhe merr dy dekorata, të parën më 1929 në Filozofi dhe të dytën në Shkencat Juridike më 1934. Qe professor i rregullt i Akademisë Tregtare të qytetit të Gracit, si dhe professor i letërsisë shqipe e ballkanike. Më 1966 qeveria austriake i akordon titullin oberstudienrat (kryekëshilltar arsimor) Vdiq në nëntor 1973 në Grac të Austrisë. Ka lënë shumë dorëshkrime të pa botuara në shqip dhe gjermanisht, të gjitha studimet e tij janë shpërndarë nëpër revista dhe gazeta shqipe dhe të huaja, sidomos gjatë viteve 30 të shekullit të kaluar.