biblioteka e mendimit shqipetar banner header

EQEREM BEJ VLORA

EQEREM BEJ VLORA (1885-1964) Eqrem Bej Vlora lindi më 1885 në qytetin e Vlorës kur Shqipëria ishte ende nën Perandorinë otomane. Është rritur dhe edukuar nën ndikimin e kujdesshëm të kulturës së një familjeje aristokrate shqiptare, e cila ishte e lidhur me portën e lartë nëpërmjet pjesëmarrjes së sajë në qeverinë lokale. Shkollën fi llore e kreu në qytetin e tij të lindjes në Vlorë, duke e kompesuar edukimin e tij shkolla edhe me edukim të diferencuar privat. Në 1903 mbaron Akademinë Tereziane në Vienë. Më vonë bëhet student dhe mbaron universitetin e Stambollit, fakultetin e drejtësisë. Për shkak të aftësisë që kur ishte student, emërohet nëpunës në administratën e lartë. Ka kryer detyra të rëndësishme në nivelet e larta të Perandorisë otomane kur ajo kishte filluar të çthurej. Kjo periudhë e cila i korespondon zgjimit kombëtar shqiptar dhe përpjekjeve për ndërtimin e shtetit të pavarur i ka dhënë mundësi që të vrojtoj dhe të arsyetoj shumë ngjarje dhe personazhe të jetës kombëtare.