EQEREM ÇABEJ
EQEREM ÇABEJ (1908-1980) Gjuhëtari Eqrem Çabej, lindi më 7 gusht 1908 në Gjirokastër. Mësimet e para i mori në qytetin e lindjes. Studimet e larta i mbaroi për fi lologji në Klagenfurt (1923-1926), Grac (1927) dhe Vjenë të Austrisë (1930-), ku ndoqi mësimet e Paul Kretschmer, Karl Patsch, Nikolai Trubetzkoy dhe Norbert Jokl. Çabeji fi lloi të kishte interes të madh në zhvillimin historik të gjuhës shqipe. Në 1933, ai dorëzoi disertacionin e doktoraturës mbi Studime Italo-Shqiptare, në Vjenë. Çabeji u kthye në Shqipëri ku edhe punoi si mësues gjimnazi në Shkodër (1934), Elbasan, Tiranë dhe Gjirokastër. Pas fi llimit të Luftës së Dytë Botërore, ai vajti në Romë, ku qëndroi deri më Korrik të 1944-s. Pas çlirimit të Shqipërisë edhe për Çabejin fi llon një jetë me perspektiva të mëdha.