biblioteka e mendimit shqipetar banner header

ERNEST KOLIQI

ERNEST KOLIQI (1903-1975) Lindi në Shkodër më 20 maj 1903. Studimet e mesme e të larta i kreu në Bergamo e Padova të Italisë. Kontribuoi në fushën e arsimit, si mësimdhënës e organizator, deri minister. Ka merita të veçanta për organizimin e arsimit shqip në Kosovë gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore. Themeloi gazetën “Ora e maleve”, si dhe pati një kontribut të ndjeshëm në shtypin e kohës në fushën e krijimtarisë dhe kritikës letrare. Përgjatë viteve 1957-1973 drejtoi revistën e njohur letrare e kulturore “Shejzat”(Romë) mbasi dha prova me rezultat në vitet ’40-të me revistën “Shkëndija”(Tiranë). Më krijimtarinë letare ai është ndër majat e tregimit dhe novelës shqiptare. “Tregtar fl amujsh”,”Gjurmat e stinëve”,”Hija e maleve”, janë disa prej vëllimeve në prozë gjatë viteve ’30- të, për t’u pasuar me “Shija e bukës së mbrume”, e “Pasqyrat e Narçizit”, në vitet ’60, në emigracion.