FAN NOLI
FAN STILIAN NOLI (1882-1965) F.N. është një nga fi gurat më të shquara të kulturës kombëtare. Me veprimtarinë e shumanshme ai dha ndihmesë të çmuar në formimin e kulturës demokratike shqiptare në vitet 20-30. Një pjesë të mirë të forcave të tij F.N. ua kushtoi gazetarisë dhe publicistikës, drejtoi me ndërprerje gazetën “Dielli” dhe “Revistën Adriatike”, themeloi dhe drejtoi gazetën “Republika”. Artikujt dhe shkrimet e tij publicistike, me mendime të thella dhe frymë të mrehtë polemike, luajtën rol të rëndësishëm në emancipimin e shoqërisë shqiptare. F.N. u kushtoi vëmendje të posaçme edhe studimeve historike. Në këtë fushë interesat e tij u përqëndruan rreth jetës dhe bëmave të Gjergj Kastriotit- Skënderbeut. Monografi të Historia e Skënderbeut, botimi i dytë i plotësuar dhe i ripunuar, që doli më 1947, dhe Historia e Skënderbeut (1949) në gjuhën angleze, shënojnë një etapë më të lartë në studimet për Heroin Kombëtar.