GAETANO PETROTTA
GAETANO PETROTTA (1882-1952) Albanologu Gaetano Petrota lindi më 1882 dhe ndërroi jetë në vitin 1952. Ai u formua në seminarin greko-shqiptar të Palermos, ku hodhi edhe hapat e parë në fushën e albanologjisë. Shumë i ri ai u bë i njohur si ekspert dhe njohës i gjuhës dhe kulturës shqiptare, duke treguar një interes të veçantë sidomos për studimet historike të letërsisë shqiptare. Petrota është një nga mbrojtësit më të zjarrtë të albanologjisë dhe të çështjes shqiptare në Sicili. Ai luajti një rol shumë të rëndësishëm si organizator i aktiviteteve kulturore. Petrota ishte redaktor i revistës së përjavshme “Fjala”, e më pas themeloi edhe revistën italo-shqiptare, të cilën e drejtoi së bashku me të vëllamë, Rosolino. Revista u përhap mjaft në qarqet kulturore arbëreshe. Në vitet mes shekullit XIX dhe XX, papas Gaetano Petrotta (i njohur në rrethet e ngushta me Papa Tani), nisi një studim mjaft të rëndësishëm në lidhje me monumentet më antike të gjuhës shqiptare.