biblioteka e mendimit shqipetar banner header

HAFIS ALI KRAJA

HAFIS ALI KRAJA (1900-1973) Lindi në Shkodër në vitin 1900. Pas përfundimit të fakultetit të Shkencave Islame në vitin 1924, ai u kthye në atdhe për të kontribuar në predikimin e fesë. Ballafaqimet politike të këtyre viteve e gjetën Hafi z Ali Krajën në krahun antizogist, një qëndrim të cilin ai do ta përforcojë përgjatë viteve 30-të. Gjatë këtyre viteve del edhe vepra e tij madhore “A duhet Feja? A e pêngon ajo Bashkimin Kombtár”? (1934), një vepër që njohu më pas disa botime, si në Kosovë, Maqedoni dhe Sh.B.A. Sipas disa sudiuesve të njohur të kësaj literature, autori me këtë libër mund të thuhet se është një nga themeluesit e mendimit sociologjik.