biblioteka e mendimit shqipetar banner header

ILO MITKË QAFËZËZI

ILO MITKË QAFËZËZI (1889- 1964) Lindi në Korçë në vitin 1889. Shkoi në Rumani që kur ishte 13 vjeç, pastaj emigroi në Amerikë si punëtor i një fabrike deri në vitin 1924, kur u kthye përfundimisht në Korçë dhe punoi si mësues e drejtor shkolle. Ndikim të fuqishëm, që nuk e harroi tërë jetën, pati tek Ilo Mitkë Qafëzezi edhe poeti ynë i Rilindjes, bashkëpatrioti i tij, Asdreni. Gjatë qëndrimit të tij në Amerikë, ku krahas punës vazhdonte edhe shkollën, ra në kontakt për herë të parë me shkrime të ndryshme që fl isnin për fi gura të njohura e luftëtarë trima të Shqipërisë. Qafëzezi ishte gjurmues, zbulues dhe studiues i palodhur i mjaft dokumenteve, dorëshkrimeve, fakteve historike e gjuhësore të kohës së tij. Këto dorëshkrime e dokumente nga autorë të njohur të kohës që, për arsye që kuptohen, ishin harruar apo ishin bërë tepër të rralla, ai i zbuloi nëpër bibliotekat e kishave dhe manastireve të ndryshëm, nëpër kodikët e tyre, si dhe në arkivat e familjeve të vjetra me tradita të njohura patriotike.