ISMET TOTO
ISMET TOTO (1908-1937) Lindi në Progonat të krahinës së Kurveleshit më 1908. Mbas kryerjes së Shkollës Teknike amerikane në Tiranë, vijoi studimet e larta në degën e statistikës në Romë. Si drejtues e pjesëmarrës aktiv në Lëvizjen antizogiste të Delvinës u ekzekutua më 12 korrik 1937. Që herët u aktivizua ndjeshëm në shtypin e kohës. Veprimtaria e tij publicistike u përmblodh në vëllimin “Bota e një djali kryengirtës” (1997) Shpirti i tij analitik shfaqet në veprën “Grindje me klerin” e cila përmban dy polemikat me Anton Harapin. Më 1935 boton studimin monografi k “Gazi kemal Ataturk”. Më 1936 përktheu “Heronjt e mendimit – Platoni” të Ëill Durant. Lëvroi pothuajse të gjitha gjinitë, publicistikën, krijimtari letrare, satirën, veprat me karakter fi lozofi k dhe shkencor. Ismeti synonte, krahas intelektualëve të tjerë të kohës të mbushte zbrazëtinë që ndjehej në vepra nga mendimi fi lozofi k botëror, në shërbim të ngritjes së inteligjencës së re dhe emacipimit të shoqërisë civile.