ISUF LUZAJ
ISUF LUZAJ (1913-2000) Ishte arsimtar, shkrimtar, veprimtar i Ballit Kombëtar dhe fi lozof shqiptar. Isuf Luzaj lindi në Kaninë më 21 shkurt 1913 në një familje fetare. Shkollën fi llore e kreu në Vlorë me 1926. Gjimnazin e vijoi nëShkodër dhe e mbaroi më 1933. Me 1933 vajti në Paris, ku u regjistrua pranë Universitetit të Sorbonës. Nga pamundësia ekonomike u detyrua të tërhiqej nga studimet në Francë.[3]Në Shqipëri kthehet me 1936. Pas betimit para mbretit Zog fi llon punën në Normalen e Elbasanit si mësues frëngjishteje, drejtor i së cilës ishte Aleksandër Xhuvani. Mandej u transfeua në liceun e Korçës po si mësues frëngjishteje në periudhën 1936-’38. I dyshuar për vrasjen e një polici italian burgoset në Vlorë, transferohet në Durrës nga ku, pas disa muajve, transferohet në Brindisi të Italisë me 12 studentë të Institutit Tregtar të Vlorës. Mandej në Gaeta e prej andej në Ventotene (ishull). Me ndërhyrjen e Ali Këlcyrës te ministri i Arsimit Ernest Koliqi lirohet nga burgu dhe kthehet në Shqipëri në tetor 1942. Organizon çetat e Ballit në Dukat. Në vitin 1944 më 28 nëntor ikën nga Shqipëria, duke lënë në Kaninë gruan më 5 fëmijë të mitur. Me 1957 diplomohet në letërsi e fi lozofi . Po atë vit fi llon punë në Universitetin e Buenos Airesit. Me 1960 emërohet drejtor i institutit francez, “La France à l’étranger” i cili përshëndetet dhe vizitohet personalisht nga ish-presidenti i Francës De Gaule. Në vitin 1961-1962 emërohet këshilltar i Ministrit të Arsimit në Argjentinë, përgatiste programet akademike për universitetet e Argjentinës. Më 1965 dekorohet me medalje ari nga Universiteti i Buenos Aires-it. Pasi stabilizohët në ShBA fi ton konkursin dhe mes 1966 e 1968 emërohet shef katedre në Universitetin e Neë Hampshire. Vitin akademik 1968-’69 punon profesor i letërsisë spanjolle, frënge, dhe drejtor i përgjithshëm i departamentit të gjuhëve të huaja në Barat College-Lake Forest, Illinois. Vitin tjetër akademik, 1969-’70 emërohet profesor i letërsisë frënge në St. Joseph College, Indiana, SHBA. Punon shef katedre në Universitetin e Indiana-s, ku programonte dhe drejtonte kurset e 59 profesorëve të fi lozofi së. Në vitin 1954 boton novelën politike-shoqërore fi lozofi ke kundra komunizmit “Lumejt derdhen të kuq” në spanjisht (titulli origjinal Los Rios Bajan Rojos), shtëpia botuese Ultramar. Në vitin 1965 boton “Metodologjinë për studimet e fi lozofi së” që është përdorur për shkollat e mesme. Ndër vitet 1963-’90 boton artikuj pothuajse në të gjitha gazetat e Amerikës mbi fi lozofi në e Historisë së Markzizmit në teori dhe praktikë. Ka lënë 32 vëllime shqip në dorëshkrim. Isuf Luzaj ka marrë titullin “Professor emeritus” në SHBA, një dekoratë që mban shënimin “Profesor i Amerikës” dhe të cilën ia pat dorëzuar vetë presidenti Reagan.