JAKOV MILAJ
JAKOV MILAJ (1911-1997) Ajo që e bëri të famshëm Jakov Milajn si intelektual është padyshim libri i tij monument “Raca Shqiptare”, vepra e parë antropologjike shqiptare. Kur u botua ky libër atë ditë janari të vitit 1944 autori ishte ende i ri, vetëm 31 vjeç, megjithëse njihej si shok i Migjenit, Petro Markos, Branko Merxhanit, Andrea Varfi t, Mitrush Kutelit, Vedat Kokonës, etj, ose e thënë ndryshe, ai ishte pjesë e elitës intelektuale të viteve 1930. Jakov Milaj lindi në 25 Mars 1911 në lagjen Shkozë të qytetit të Fierit, në familjen e Naun Milajt, një tregtari të vogël që jetesën e tij dhe të familjes e siguronte me punë të ndershme. Në vitin 1935 Jakov Milaj merr pjesë në Kryengritjen e Fierit, Duke përfi tuar nga amnistia e disa muajve më vonë Jakov Milaj do të lirohet dhe niset për në Itali, ku studjoi në Universitetin e Torinos për Veterinari. Gjatë kësaj kohe ai arriti edhe kulmin e karrierës politike duke u emëruar si Ministër i Bujqësisë në Qeverinë e Maliq Bushatit gjatë vitit 1943. Pas çlirimit erdhi një tjetër realitet. Në vitin 1945 nën akuzën si kolaboracionist, u dënua nga gjykatat komuniste me 15 vjet burg. Pasi bëri 6 vjet te tille, nga të cilat 3 në kamp pune si në Kamëz dhe Xhafzotaj Jakov Milaj u lirua duke përfi tuar nga amnistitë. Por persekucioni do të pasohet nga internimi fi llimisht në Llakatund të Vlorës dhe më pas në fshatin Shtyllas të Fierit. Vitet e fundit të jetës i kaloi në Fier ku me kënaqësi të veçantë priti edhe shndërrimet demokratike të viteve 1990. Vdiq në 2 Janar të vitit 1997 në moshën 85 vjeçare dhe u varros në varrezat e Fierit, aty ku disa vite më parë ishte kujdesur që të gjendeshin dhe sistemoheshin eshtrat e poetit Sejfulla Malëshova, vdekur vite më pare në këtë qytet nën persekucionin e egër të Diktaturës komuniste. Njohës i thellë i shumë disiplinave shkencore Dr. Jakovi ishte një enciklopedi lëvizëse. Janë me dhjetra studimet e tij të botuara në formë librash, broshurash, artikujsh në revista, gazeta, etj. Ai është prezantuar përpara rretheve intelektuale si historian, publicist, eseist, linguist, etnolog, zooteknik, veterinier dhe antropolog.