biblioteka e mendimit shqipetar banner header

JANI VRETO

JANI VRETO (1822-1900) Njihet si një atdhetar dhe mendimtar i shquar i Rilindjes Kombëtare. Kreu shkollën “Zosimea“ të Janinës. Më 1854 u vendos në Stamboll. Që më 1864 mori pjesë së bashku me Ismail Qemalin, Hasan Tahsinin, Kostandin Kristoforidhin, Pashko Vasën etj. në mbledhjet e para për caktimin e një alfabeti të shqipes dhe për botimin e librave në gjuhën shqipe. Ishte anëtar i Komitetit Qendror për mbrojtjen e të drejtave të kombësisë shqiptare. Dha ndihmesë për komisionin që miratoi më 1879 Alfabetin e Stambollit. Shkroi një varg veprash e artikujsh: “Apologjia“ (1878), “Për të vërtetën dhe për të shkruarit e së vërtetës“ (1883), “Mirëvetija“ (1886). Në këto vepra, e sidomos në “Për të vërtetën dhe për të shkruarit e të vërtetës“ ai u kushtoi një vëmendje të veçantë problemeve fi lozofi ke që i zgjidhi përgjithësisht në frymën e iluminizmit. Gjithashtu, ai u kushtoi një vëmendje të madhe problemeve të zhvillimit shoqëror. Ka dhënë mjaft mendime interesante mbi moralin, fenë, jetën shoqërore dhe zhvillimin e saj. Karakteristika kryesore e doktrinës së tij mbi moralin që parashtrohet në veprën e tij “Mirëvetija“ është fryma demokratike, përparimtare dhe lidhja e ngushtë e moralit me detyrat e lëvizjes për çlirim kombëtar.